Saimir Strati është një nga mjeshtrat e rrallë të ndërtimit të mozaikëve. Me punimet ai ka arritur të fitojë 11 Rekorde të çertifikuara Guinness dhe të renditet mes katër më të mirëve në botë për mozaikët.
Ai ishte pjesë e kolonisë së piktorëve në ekspozitën “Shkodra Art Residence” ku u paraqit me një vepër në thelbin e së cilës dalloheshin motivet e Shkodrës.Artisti ka zgjedhur ta punojë mozaikun me një material elegant si vetë subjektin e tij.
Artisti i njohur shprehet se ka një marrëdhënie të veçantë me Shkodrën. “I mikpritun n’Shkodër” ishte ekspozita më e fundit që mjeshtri i mozaikut Saimir Strati çeli në Shkodër në shtator të vitit 2022 në galerinë “Oda”.