Me 76 pro, dy kundër dhe asnjë abstenim është miratuar projektrezoluta antikorrupsion e Partisë Socialiste antikorrupsion.
Projektrezoluta antikorrupsion e propozuar nga maxhoranca është shoqëruar me debate në Kuvend. Opozitarët e quajnë fyese nga maxhoranca këtë projektrezolutë, pasi sipas tyre të korruptuarit nuk mund të luftojnë korrupsionin.
Eksponentë të maxhorancës nga ana tjetër akuzuan opozitën se janë kundër luftës ndaj korrupsionit.