Gerion Trokalaj dhe Alfred Palushaj të dy me armë me vete në lokal, pas një konflikti të çastit ia kanë drejtuar njëri tjetrit në formë kërcënimi. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në Vaun e Dejës por falë ndërhyrjes së policisë është ndaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit duke i vënë të dy në pranga gjatë operacionit “Equal”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditë e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një konflikt të çastit në një lokal në fshatin Bushat, mes 2 shtetasve të cilit kishin kanosur njëri-tjetrin, me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Equal”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në lokal dhe u arrestuan shtetasit G. T., 26 vjeç, banues në Bushat, dhe A. P., 32 vjeç, banues në fshatin Stajkë”, njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe arma e zjarrit pistoletë, bashkë me sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje nga këta 2 shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.