Në oborrin e Muzeut Historik të Shkodrës u prezantuan për të pranishmit disa nga punimet artistike të një grupi artistësh nga disa shtete të ndryshme të botës. Krijimi i një ambienti ku Shkodra të jetë hapësira e ballafaqimit ndërkombëtar të vlerave më të mira të artit dhe kulturës përbën qëllimin e ekspozitës “Shkodra Art Residence”, shprehet organizatori Ahmeti.
Vetë artistët ndihen të lumtur që gjenden në Shkodër.
Pas Muzeut Historik, artistët u zhvendosën në rrugën muzeale të Gjuhadolit, ku demonstruan pjesë nga arti i tyre.