Një grup qytearësh i janë përgjigjur të enjten pasdite ftesës së Koalicioni Shqiptar “Pro Familjes & Jetës” për të firmosur peticionin, “Manisfesti i Jetës”.
Ky peticion, siç shpjegojnë edhe hartuesit e tij, është i përbërë nga 10 pika për mbrojtjen e Familjes dhe Fëmijëve.
Qytetarët e pranishëm, të cilët mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej “Respektoni Kodin e Familjes” kanë firmosur peticionin.
Ndërsa, duke u nisur edhe nga drafti i ri për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues, pastori Akil Pano thekson ndër të tjera, se bebet duhet të lindin dhe jo të abortohen.