![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2024/05/IMG_0939.jpeg)
Një aksident i trefishtë është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit në aksin Lezhë-Milot. Mësohet se në aksident jaën përplasur 3 makina njëra pas tjetrës. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes tre makina, dy makina tip “Benz” dhe një tjetër janë përplasur ndërsa ka dëme të shumta materiale.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar ndërsa raportohet se është krijuar trafik i rënduar pasi rruga është bllokuar nga 3 mjetet e aksidentuara. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet i aksidentit.