Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionet dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar disa urdhër arreste për personazhet të botës së krimit, të cilët janë zbuluar nga zbërthimi i bisedave në aplikacionet “Encro Chat” ose “Sky ECC”.
Mësohet se kontrollet janë kryer në disa qytete me fokus personazhet e botës së krimit. Personat për të cilët është lëshuar urdhër arrest janë të akuzuar për vrasje, grup të strukturuar kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike.
Mësohet se ka pasur urdhër arreste për pjesëtarë të fisit Abdylaj lidhur me dosjen “339”, disa prej të cilëve nuk janë gjetur. Po ashtu raportohet se zhvillohen ende kontrolle për kapjen e Ervis Doçit, i njohur me nofkën Visi i Pojës. Nga ana tjetër janë ushtruar gjithashtu kontrolle në banesën e Leonard dhe Elis Duka, kundërshtarë të të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.