Nga Ylli Pata
Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik.
Një ndryshim që është sa sasior por edhe cilësor. Shkodra si zonë, si qark, ka pasur gjithmonë qytetin e saj si bastion demokratësh. Dhe e ka pasur jo kot, e ka pasur si një logjikë normale për t’i treguar Partisë Socialiste dhe të majtëve në vend se kundërshtari juaj jemi ju. Dhe realisht kështu ka qenë politikisht. Por në jetën e përditshme kundërshtimi i demokratëve nga socialistëve ka qenë më shumë se Shkodran.
Pranë selisë së bashkisë së Shkodrës së para disa viteve ishte një bar i njohur, ku administrohej nga një demokrat e një socialist, ku pinin kafe mjaft eksponentë politikë dhe të medias ne qytet. Por më shumë ishte si një zonë ku vinin socialistët nga afërsia me selinë. Beni dhe Arjani, dy pronarët e barit që u bë i njohur edhe për gazetarët dhe agjentët e SHIK në qyteti ishin të zellshëm për të afruar qetësinë dhe harmoninë e qytetit. Që në fakt ndodhi gjithë kohën.
Ajo atmosferë është realisht Shkodra, ku edhe pse lufta politike ka qenë deri në nivel të lartë, poshtë gjithçka ishte ndryshe. Pasi tentohej të përdorej qyteti si një peng politik. Por vjen një kohë dhe njerëz, fate, personazhe nuk janë më aq të fuqishëm sa të ndikojnë në një pengmarrje nons stop.
Sot Shkodra është një qytet ku mazhoranca, apo PS ka fituar më 14 maj e po nis një program të fortë ndryshimi, që duket se nuk është më Vlora epiqendra e PS-së po Shkodra.
Rama doli dje në Lezhë, e në Shkodër po ndjek një program transformimi të kryetarit të bashkisë Benet Beci. Ky zhvillim ka sjellë një ndryshim të epiqendrës politike të mazhorancës. E cila nuk e ka më as Vlorën as Fierin si prioritet.
Po mirë në Shkodër, po përsë në Vlorë e Fier opozita nuk nxjerr një alternativë të besueshme që të rrëzojë mitin e bastionit. Nuk do fitojë menjëherë, por ndoshta më vonë…Fieri dhe Vlora, apo jugu në vedvete është një territor me shumë ndryshim tektonik e nuk mund të ecet me skemat e 1990, po jo vetëm Vlora e Fieri xhanëm. 14 maji tregoi se në Memaliaj apo edhe vite parë në Përmet e Këlcyrë, PD mund të fitojë, por varet nga njerëzit e alternativat. E ky është realisht problemi kryesor./Tema