Të gjitha bizneset e interesuara për punërkërkues e kanë aksesin për t’i publikuar vendet e lira të punës në faqen puna.gov.al. Kjo metodë inovative mundëson punëkërkuesit që kërkojnë një punë, të kenë një mundësi të shpejtë për të parë vendet e lira të punës që ofrohen nga bizneset.
Drejtorja e Zyrës së Punës në Shkodër, Rozafa Zmijani, i kërkon bizneseve që të bëjnë hapin e të bashkëpunojnë me tepër me institucionet shtetërore. Siç bëhet e ditur, kërkesat më të mëdha për të kërkuar një vend punë vijnë nga meshkujt.