Infrastruktura dhe menaxhimi i mbetjeve janë 2 problematikat më të mëdha që prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, referoi në mbledhjen e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura.

Daniel Pirushi, drejtore e përgjithshme e zonave të mbrojtura tregon mbi ligjin e ri i cili ka për qëllim një menaxhim më të mirë të këtyre territoreve.

Zonat e mbrojtura në qarkun Shkodër vitin e shkuar u vizituan nga 370 mijë turistë. Numër i cili pritet të jetë më i rritur këtë sezon turistik duke nisur nga Velipoja e deri në Theth.