Së shpejti, në hyrje të qytetit të Shkodrës, do të vendoset vepra e artit “Çelësi shqiptar”, me autor artistin e mirënjohur me famë ndërkombëtare Alfred Mirashi – Milot. Puna për montimin e veprës më të madhe të artit në Shqipëri, po ecën sipas parashikimit. Kjo vepër u shpall fituese e Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, shpallur nga Ministria e Kulturës.
Mesazhi që kjo vepër përcjell, është ai i dyerve të hapura, mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit në mes njerëzve, për t’i dhënë mundësi të barabarta të gjithëve.
Kjo vepër arti, merr vlerësime edhe nga artistë të tjerë, kolegë të Alfred Mirashi- Milot.
Në fund të marsit 2023, një vepër të ngjashme të artistit shqiptar Alfred Mirashi- Milot, mirëpriti edhe qyteti i Napolit në Itali, i cili hapi sheshin kryesor të tij për “Çelësin”, i kthyer tashmë në një vepër të njohur ndërkombëtarisht.