31-vjeçari Ergys Arrazi ka hedhur poshtë pretendimet se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo 3 fëmijët.

I ndaluari i ka qëndruar deklaratës së tij të tre ditëve më parë duke thënë se ka humbur kontaktet me bashkëshorten dhe fëmijët pa patur idenë se ku ndodheshin.

Bëhet e ditur se 31-vjeçari është shprehur se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten dhe fëmijët duke thënë se nuk e kam idenë përse bashkëshortja ka ndërmarrë këtë veprim.

Në momentin kur i është komunikuar se njëra prej vajzave është gjetur e pajetë ka qëndruar i ftohtë duke mos bërë asnjë reagim. Arrazi nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes” duke deklaruar se nuk është ai shkaktari i kësaj ngjarje të rëndë.

Nga ana tjetër, dyshohet se motra e viktimës me datën 2 maj është takuar duke konsumuar një kafe me Erdgys Arrazin dhe kanë zhvilluar një bisedë e cila dyshohet se lidhet me problemet e fundit të ndodhura në familjen Arrazi. Motra e viktimës ka deklaruar pas ngjarjes së kunati i saj ka ushtruar dhunë në familje psikologjike dhe fizike gjë e cila sipas saj ka detyruar të motrën të ndërmarrë veprimin e rëndë.

Gjithashtu policia ka dyshime se prej pak kohësh shtetasi Erdgys Arrazi është parë në shoqërinë e një vajze tjetër gjë e cila dyshohet se ka shtuar konfliktet në familje. Policia është duke verifikuar çdo dëshmi të mundshme dhe informacione bashkë me prokurorinë për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë e cila shokoi opinionin publik.