Nga Alma Mehmetaj

Jemi në një moment ku thirrja për ndihmë duhet të ulëritet!

Mendoj që organet ligjzbatuese në Shkodër por jo vetëm, duhet të jenë më vigjilentë ndaj çdo sinjali sado i vogël për dhunën në familje!

Kaq të përditshme janë kthyer raste të tilla, sa unë kam frikë se po prodhojmë një cikël dhune ndër breza tek fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes, të cilët mund të mendojnë se një dhunë e tillë është e pranueshme ose e falur ose që i vetmi shpëtim nga dhuna është ikja nga kjo jetë!

Ndihem pafundësisht e trishtuar për humbjen e katër jetëve të pafajshme në ujërat e Bunës, por për fat të keq jo shumë e habitur dukë parë që ky fenomen i tmerrshëm po plagos shoqërinë tonë çdo ditë.
Pyetje: A jemi në nivelin e emergjencës Kombëtare?