Dita e luleve, festa tradicionale e qytetit është programuar me një sërë aktivitetesh në Shkodër. Organizatorja e ketij eventi, Alminda Mema, në një intervistë për mediat ka treguar detaje rreth aktiviteteve që nisin që në mëngjes e mbyllen në mbrëmje.

Nga më të vegjlit, tek më të rriturit, gjithçka është menduar për një ditë të mbushur me aktivitete plot ngjyra.