Parku Kombëtar i Alpeve që përfshin, Luginën e Valbonës, Thethin, Vermoshin, Bogën dhe lumin e Gashit vijon të mbetet një ndër destinacionet më të vizituar me një turizëm gjithëvjetor. Drejtori i ADZM në Shkodër, Agim Dardha, tregon se këtë vit ka patur një bum rezervimesh nga turistët kryeisht të huaj, të cilët lakmojnë Alpet shqiptare.

Turizmi malor po tërheq gjithnjë e më shumë të apasionuar pas tij, ku padyshim kryesojnë turistët të huaj dhe Alpet shqiptare pjesë e harkut alpin europian janë sot hapësira turistike malore më e rëndësishme.