Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur në një konferencë në lidhje me çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai ka thënë në konferencë që SPAK-u si fillim duhet të hetojë pa presion dhe pa u dukur sikur ka presion ose interes politik.
“Interesi politik i partisë Demokratike dhe i imi nuk është hakmarrja ndaj Erjon Veliaj por drejtësi për qytetarët shqiptarë në veçanti qytetarët e Tiranës që janë viktimat kryesore të korrupsionit të tij” tha Basha në konferencë.
Gjithashtu Basha ka shtuar së Veliaj zbuloi gjendjen e tij mendore në momentin kur ai deklaroi së shkoi në SPAK si koleg i hetuesve për inspektimin e punëve të Spak.
Përveç kësaj kryetari i PD-së nuk i shpëtoi as pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratat e presidentit Meta për të, ku u shpreh se e shikon Metën si letër të djegur dhe nuk duhet të merret me të fare.
“Nuk merrem më me zotin Meta, as me mashat e tij.
Është harxhim kohe për mua opozitarët, ne punën e kemi me zotin Rama, zotin Veliaj, Meta është kart e djegur” tha Basha.