Ndryshe nga herët e tjera kur gazetarët u zgjasnin mikrofonin deputetëve në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, sot ata i kanë pritur me protestë.
Në kuadër të ditës për lirinë dhe sigurinë e mediave, gazetarët janë rreshtuar me pankarta në duar në hyrje të godinës së Kuvendit, duke kërkuar nga ligjvënësit më shumë të drejta dhe siguri.
Deputetët që ndaluan për të komentuar protestën ishin demokrati Gazment Barhdi dhe socialisti Toni Gogu.
“I dënojmë sulmet ndaj medias. Liria e shtypi t është një nga shtyllat e demokracisë. Gazetarët e terrenit kanë vështirësitë tuaja ashtu si media ka qenë pre e autoritarizmit të Ramës. Janë raste që turpërojnë jo vetëm ata që e kanë kryer por të gjithë politikën. Në emër të grupit të PD keni mbështetjen e plotë tonën për të bërë punën tuaj”, tha Bardhi.
“Vetëm ju mos t’ju cënojnë pa dashje. (qesh)”, tha Toni Gogu para gazetarëve.