eetimes ka siguruar videon nga momenti i shpërthimit të tritolit në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Ishte ora 02:55 e 28 prillit 2024. Një person i veshur me rroba të errëta, kapuç në kokë dhe doreza të bardha për mjekët afrohet tek banesa.
Pasi nxjerr tritolin nga xhupi e vendos në cep të derës. Më pas e ndez dhe largohet me shpejtësi nga e njëjta rrugicë që u pa të vinte. Në orën 02:59 minuta ndodh shpërthimi.
Ndërkohë, policia e ka marrë gjyqtarin në mbrojtje, ndërsa KLGJ mblidhet në 13:30 për të marrë një vendim për mbrojtje të posaçme.