Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër vitet e fundit ka patur një interes të lartë veçanërisht në ndjekjen e tij me kohë të pjesshme.
Jahiqi tregon se nxënësit e gjimnazit me kohë të pjesshme variojnë nga 18 e deri në 45 vjeç.
Për vitin e ardhshëm kapaciteti për t’u regjistruar në klasë të 10-të është 59 nxënës, ku 30 prej tyre janë ezauruar që tani.
Disa ditë më parë gjimnazi “Kolë Idromeno” u inspektua edhe nga ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu e cila tha se ky gjimnaz do të rikonstruktohet plotësisht.