Dhoma e Avokatisë Shkodër ka dalë në mbrojtje të gjyqtarit Tonin Stërkaj, të cilit iu vendos ditën e ndjeshme eksploziv në portën e shtëpisë.
Kryetari Anton Kosteri, deklaroi se ky akt cënon integritetin e shtetit dhe sigurinë në qytet.
“Ngjarje kriminale dhe e rëndë. Në banesën e gjyqtarit u vendos eksploziv.
Marre shkas nga ngjarja e rende kriminale ndodhur ne oret e para të mengjesit te djeshem, Dhoma e Avokatise SHKODËR, shpreh solidaritet dhe mbeshtjetje maksimale per giyqtarin Tonin Sterkaj dhe familjen e tij.Kjo ngjarje, ishte cenim real i integritetit te shtetit dhe nivelit te sigurisë publike ne qytetin tone, e cila perveçse eshte shqetesuese per çdo qytetar, tregonedhe njehere veshtiresite e jashtezakonshme qe has çdo zyrtar ne vendin tone,veçanerisht magistratet, ne kryerjen e detyres se tyre te shenjte. Ky veprim, cenonrende pavaresine e giyqesorit, si nje nga elementet thelbesore te procesit te rregullt ligjor dhe kerkon nje kunderpergjigje te organeve ligizbatuese per zbulimin e plotë te saj.
Dhoma e Avokatise Shkoder, inkurajon fuqimisht organet ligizbatuese te zbardhin sa me pare kete ngjarje dhe vendosjen para pergjegjesise penale teautorëve te ngjarjes.Duke shpresuar qe ngjarje te tilla te zhduken nje here e pergjithmone ngaqyteti jone, Dhoma e Avokatise Shkodër NENVIZON se: Dhuna ështe mjeti më i gabuar per zgjidhen e problemeve dhe veçanërisht atyre qe kane te bëjne me marrjen e sherbimeve te gjyqësorit, pasi Dreitesia nuk mund te kerkohet me Padrejtesi.