Zyra e Brendshme do të nisë një operacion të befasishëm për të arrestuar azilkërkuesit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të hënën. Sipas investigimit të “Guardian”, të cilit i referohet Top Channel, përgatitjet për dëbimin e tyre në Ruanda do të nisi disa javë më herët se sa pritej.
Autoritetet pritet të mbajnë refugjatët që vijnë për takime rutinë në zyrat e shërbimit të imigracionit dhe të marrin njerëz në mbarë vendin në një aksion të madh dy javor. Ata do të transferohen menjëherë në qendrat e paraburgimit, të cilat tashmë janë përgatitur dhe do të qëndrojnë aty, gati për të fluturuar drejt Ruandës, ku fluturimi i parë do të kryhet këtë verë.
“Guardian” shkruan se nisja e operacionit përkon me zgjedhjet e këshillit vendor të së enjtes në Angli, për të treguar se Rishi Sunak po godet migrimin e paligjshëm.
Sipas Zyrës së Brendshm, qeveria po hyn në fazën përfundimtare të funksionalizimit të kësaj politike historike për të trajtuar migrimin e paligjshëm dhe për të ndaluar anijet.
“Në mënyrë të pashmangshme, kjo do të përfshijë ndalimin e njerëzve në përgatitje për fluturimin e parë, i cili do të niset për në Ruandë për 10 deri në 12 javë. Do të ishte e papërshtatshme të komentohej më tej mbi aktivitetin operativ”, citohet deklarata e Zyrës së Brendshme.