Një sherr fizik ka ndodhur në Bashkinë e Pukës. Mësohet se ditën e djeshme rreth orës 16:30, një qytetar është përleshur me drejtorin e zyrës së burimeve njërëzore, Sokol Gjoni.
Për shkak të situatës së nxehur në sherrin fizik është përfshirë dhe kryebashkiaku i Pukës Rrok Dodaj dhe sekretarja e këshillit bashkiak, Edona Hyseni. Këta të fundit kanë tentuar që të qetësojnë situatën e ndodhur.