Përmes një reagimi për “La Repubblica”, kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me reportazhin e Rai 3 në të cilin u trajtua marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, ku Ëngjëll Agaçi cilësohej si “ish-avokat i trafikantëve të drogës”.

Rama ritheksoi se në atë reportazh janë thënë të pavërteta të mëdha dhe janë hedhur akuza shumë të rënda si për Shqipërinë, ashtu dhe për Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Për këtë të fundit tha se është figura numër një institucionale e administratës shqiptare me një karrierë të suksesshme si avokat penal, duke shtuar se “Rai 3” baltosi emrin e tij.

Sipas kryeministrit, e gjitha kjo është bërë për të sulmuar homologen e tij italiane Giorgia Meloni, por nga ana tjetër thotë se nuk e kupton se pse duhet të përdoret në mënyrë kaq të shëmtuar Shqipëria dhe Agaçi.

Pjesë nga intervista:

Edi Rama: Ju falenderoj për privilegjin që ndaj me ju këtë hapësirë, sepse e dini që prej episodit të parë ju kam thënë që i mbetem besnik kësaj gazete.

-A është normale që një kryeminsitër të bëjë një telefonatë?

Edi Rama: Ka shumë gjëra që tha kolegu juaj që meritojnë një koment. Si e di ai që unë kam marrë në telefon për t’u ankuar, unë nuk ankohem kurrë sepse nuk bën pjesë te mënyra si i shoh unë gjërat, unë kërkova kontaktin e drejtorit, sepse nuk dija kujt t’i drejtohesha.

-Kujt ja kërkuat?

Edi Rama: Një sërë miqsh se për fat të mirë kam shumë. Fakti është që mora në telefon jo për t’u ankuar, nuk ishte ky qëllimi im. Kërkova t’i flas për t’i ekspozuar diçka shumë të rëndë që është fakti se në këtë emision i është thënë publikut se është kërkuar më shumë se një herë versioni i viktimës së këtij sulmi balte që është zoti Agaçi, duke thënë se ky version nuk mbërriti kurrë. E vërteta është krejt ndryshe, jo vetëm që gazetari ka gënjyer hapur dhe në mënyrë flagrante se nuk kishte marrë përgjigjie, po përgjigjiet e Agaçit nuk i ka përdorur. Jetojmë në një botë që për fat të keq varianti i tjetrit nuk është më një rregull që duhet zbatuar. Përgjigjiet i kanë shkuar me shkrim. Është shumë e rëndë! Për të vënë në sy të publikut dikë që në jetën e vet ka bërë avokatin penalist pasi ka mbërritur në Itali me ëndrrat e veta, duke derdhur djersë për ta marrë atë diplomë. Më rezulton që avokatët penalistë në përgjithësi nuk jetojnë duke mbrojtur shenjt dhe engjëj, mbrojnë edhe persona kriminelë. Çfarë do të thotë avokat i trafikantëve?!

Gazetari italian: Ju thoni dhe diçka tjetër që ky segment e pikturon Shqipërinë duke shpifur për të, si Shqipëria e trafikantëve. Sipas jush, cila është arsyeja? Mesa duke Agaçi ka kontribuar në përcaktimin e detajeve te marrëveshja e emigrantëve. Ndalemi këtu, a është kjo një lëvizje zgjedhore për Italinë?

Edi Rama: Nuk shoh lidhjen midis aktivitetit dhe karrierës së një avokati penal shqiptar i cili shumë vite më parë kur nuk ishte e lehtë të ishe shqiptar në Itali, ky person në 2013-ën e la Italinë, e ka këtë praktikë për të ardhur e për t’u bërë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrave. Është figura numër një institucionale e admnistratës shqiptare. Nuk e shoh lidhjen e karrierës së tij me këtë marrëveshje. Pse duhet të bënte një hap pas?! Ai është figurë institucionale që ka hartuar detaje për një marrëveshje që nuk ishte e lehtë, është diçka që se kuptoj…trajtohet dhe baltoset si të ishte një kriminel, për një arsye, për të sulmuar kryeministren tuaj, por ç’hyn Shqipëria e avokati penalist apo Sekretari i Këshillit të Ministrave?! Janë gënjeshtrat më të mëdha…/tvklan.al