Forcat e armatosura të Shqipërisë kanë kanë zhvilluar një aksion për pastrimin e vijës bregdetare, në plazhin e Velipojës .

Ky angazhim vjen në prag të sezonit turistik, ku u bë e mundur largimi i mbetejve plastike dhe jo vetëm që kishin mbuluar brezin e rërës përgjatë bregdetit.

Kjo ndërhyrje erdhi në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Shkodrës . Veç pastrimit të rrugëve dhe zonave të frekuentuara nga turistët, ky aksion, ku marrin pjesë edhe forcat e armatosura, ka për qëllim edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të mjedisit, për shkak të një emergjence mjedisore, që është shqetësuese jo vetëm për pushuesit, por një problem edhe për turizmin në tërësi.

Aksioni i pastrimit dhe i sistemimit të plazhit të Velipojës do të vijojë pa ndërprerje për të përgatitur një mjedis sa më të pastër për vizitorët vendas dhe turistët e huaj, që pritet të frekuentojnë këtë zonë turistike.