Investimi i realizuar si bashkëfinancim i qarkut Shkodër dhe AKUK është gati dhe ujësjellësi i fshatit Muriqan do të furnizojë afro 1000 banorë me ujë të pijshëm.

Pata kënaqësinë që me dy inxhinierët Gafurr Ternova dhe Klaudian Luka, të prisja në një takim përfaqësues të AKUK, znj.Albina Xhyheri, përgjegjese e monitorimit të zbatimit të projekteve, z. Arben Kacorri drejtor i monitorimit dhe mbikqyrjes, dhe z. Gentian Llaci, specialist.

Çdo gjë është gati dhe investimi prej 98 mln lekësh, do t’i dorëzohet brenda muajit UKQ Shkodër, për të nisur punën e furnizimit me ujë të 300 familjeve të zonës. Prioriteti kryesor për ne mbetet shërbimi ndaj qytetarëve dhe ofrimi i investimeve me standarte që përmbushin nevojat e komunitetit të 5 bashkive të qarkut Shkodër.