Zyra Rajonale e Punësimit në Shkodër ka në fokus nxitjen e punësimit kryesisht tek të rinjtë, mirëpo bizneset nuk janë aq bashkëpunuese në këtë drejtim.

Në vend që këta të fundit të paraqiten pranë zyrës së punës ndodh e kundërta ku specialistët e zyrës së punësimit shkojnë vetë ato te bizneset për t’i ofruar ofertat e punës.

Drejtorja e Zyrës së Punës në Shkodër Rozafa Zmijani i kërkon bizneseve që të bëjnë hapin e të bashkëpunojnë me institucionet shtetërore.

“Kemi një numër të lartë personash që po adresojnë drejt kurseve, si në kuzhinë, picajol apo te tjera. Kam krijuar ditë të hapura si zyrë ku bizneset të vijnë dhe të shohin vetë rekrutimet në zyrën e punës në profilet që ata duan. Duhet të bashkëpunojnë me instritucionet”, tha Zmijani.

Sic bëhet e ditur nga drejtorja Zmijani në Zyrën e Punës në Shkodër, kërkesat më të mëdha pë të kërkuar një punë vijnë nga meshkujt.

Gazetar Mirsad Rakaj