Bashkia Shkodër ka nisur prej ditësh pastrimin e zonave turistike, por jo vetëm.
Ndërmarrja e Shërbimeve të Punëve Publike, është përqendruar edhe në pastrimin e trotuareve nga pa pastërtitë dhe nga bimësia.
Aksioni është përqëndruar në hyrje të qytetit, por edhe në unazën lindore të saj.
Përgjegjesja e Drektorisë së Shërbimeve, Ormira Domnori në një intervistë për media ka dhënë detaje rreth kësaj ndërhyrje.
Pak ditë më parë u bë i mundur pastrimit i hotspoteve të mbetjeve dhe pastrimi nga shkurret në rrugën Shirokë – Zogaj.
Nderhyrjet do te vijojnë edhe në Velipojë, Theth, Shirokë, Zogaj dhe pranë Urës së Mesit.