Një shoqëri e shëndetshme zhvillohet përmes pronës dhe respektimit të saj, kjo ndikon në ekonomi, ndikon në ekonominë e familjeve shqiptare.
Mirëpo nuk mendon kështu qeveria e cila në 12 vite i ka penguar banorët e qarkut Shkodër që të trashëgojnë, gëzojnë dhe të zhvillojnë pronat e tyre. Dhjetra familje në zonën e Dukagjinit kanë aplikuar në Agjensinë e Trajtimit të Pronave për një certifikatë pronësie dhe në këmbim kanë marrë heshtjen e qeverisë që refuzon t’u japë atyre pronën.
Banorët e Shalës ,Shoshit dhe të Pultit e kërkojnë këtë pronë për të zhvilluar aktivitetin e bujqësisë,blegtorisë dhe atë familjarë.
Një zonë që vizitohet nga të huajt në 12 muajt e vitit, një zonë që ka pasuri dhe mrekulli natyrore dhe ku banorët e saj me shekuj kanë mundur të adaptohen dhe forcojnë fuqinë e tyre ekonomike duke zhvilluar pronën edhe përdorur tokën. Ata kanë mbetur të pashpresë përballë një qeverie që u refuzon tapinë e tokës, duke u refuzuar zhvillimin e asaj tokën në bujqësi dhe blegtori për ta kthyer malësinë e Dukagjinit në një ekonomi që i shërben qytetarëve të vet.
#nekrahteqytetareve
#shkodraepara