Rreth 1 km larga nga fshati Reç në Malësi të Madhe në një kodër është i vendosur fshati Qafë-Gradë, një ndër zonat më të bukura, ku peisazhi që të ofrohet është mahnitës.
Banorët e kanë të bazuar ekonomin e tyre në bujqësi dhe blektori .
Në këtë fshat të vogël sot jetojnë rreth 200 përsona, kryesisht të moshuar pasi rinia siç thojnë ato janë larguar.
Banorët kerkojnë që te rinjtë të rikthehen dhe të kontribojnë në vendin e tyre.
Reabilitimi i rrugës, gjithashtu edhe investimet private në sektorin e turizmit, po i japin gjallëri fshatit, pasi turistë të shumtë vendas dhe të huaj po e vizitojnë këtë zonë .