Mbyllet në barazim 0-0 takimi midis Teutës dhe Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.
Një ndeshje me plot polemika nga të dy krahët, me një gol të mohuar të Teutës dhe një penallti të dyshimtë në fund në radhët e shkodranëve.
Një barazim që nuk i bën punë asnjërës prej skuadrave që tashmë ndodhen në një situatë shumë delikate.
Teuta e shikon veten në zonën “play-out” prapa Laçit ndërsa kuqebluve i bën presion Partizani që pas fitores me Dinamon ndodhet në vendin e tretë vetëm një pikë larg tyre.
Për t’u rikujtuar është që Vllaznia ka ndeshje të mërkurën në Kupë ndaj Egnatias ku duhet të përmbys rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë, dhe pastaj do të udhëtojnë përsëri në fundjavë drejtë Rrogozhinës për të luajtur takimin e javës së 33-të.
Teuta e ka mesjavën pushim, ndërsa takimin e radhës e ka kundër Kukësit në transfertë gjatë fundjavës.