Kryeministri Edi Rama njofton se së shpejti do të çelen investimet e shumëpritura në pesë shkolla në qytetin e Shkodrës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë ka ndarë pamje të projekteve të shkollës, ndërsa bën me dije se bëhet fjalë për shkollat “Kolë Idromeno”, “Ndre Mjeda”, “Dëshmorët e Prishtinës”, “Adem Haxhija” dhe Preng Jakova”, me një finacim prej 4.5 milionë eurosh.
Në të gjithë vendin përfundojnë këtë vit 100 objekte arsimore, falë programit të rindërtimit të qeverisë shqiptare, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë.