Ka nisur në Velipojë mëngjesin e kësaj të shtune aksioni i IKMT për prishjen e 11 objekteve në pjesën e rërës.
Aksioni do të zgjasë dy ditë.Sipas IKMT prishjet do të konsistojnë kryesisht në struktura të lëvizshme metalike dhe struktura prej drurit të tipit Beach Bar.
Në aksion marrin pjesë rreth 65 efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës, punonjës të OSHEE-së dhe nga reparti i zjarrfikës Shkodër.Aksioni vjen një ditë pas mbledhjes që zhvilloi ministrja Kumbaro me prefektët ku la detyra specifike për secilin prej tyre.