Bashkia Shkodër ka nisur prej ditësh pastrimin e zonave turistike në të gjithë territorin e saj.
Ndërmarrja e Shërbimeve të Punëve Publike, është përqendruar në pikat turistike, ku përveç pastrimit të hotspoteve të mbetjeve edhe në pastrimin e shkurreve dhe ferrave në rrugën Shirokë – Zogaj. Përgjegjësja e Drejtorise së Shërbimeve, Ormira Domnori në një intervistë për media ka dhënë detaje rreth këtij pastrimi si dhe ka një apel për qytetarët.
Aksioni është përqendruar në Velipojë, Theth, Shirokë, Zogaj dhe pranë Urës së Mesit, ndërkohë që një vemendje e shtuar po i kushtohet edhe qytetit të Shkodrës.