Krahas punës së përditshme, sot që në orët e para të mëngjesit u angazhuam në larjen dhe dezinfektimin e disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Shkodrës të cilat kanë një densitet dhe lëvizshmëri të konsiderueshme të këmbësorëve dhe automjeteve.
Grupet tona të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizime në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, kanë ndërhyrë në dy pedonalet në qendër të qytetit, rrugën e Gjuhadolit, sheshin “Gjon Pali II” për të vijuar edhe me akse të tjera të rëndësishme të Shkodrës.
Pastrimi, dezinfektimi dhe larja e rrugëve krijon një mjedis më të pastër dhe rrit sigurinë për shëndetin e përdoruesve të këtyre segmenteve të rëndësishme.
Pastrimi i rrugëve dhe shesheve kryesore në zonat turistike por edhe kudo tjetër, do vijojë pa ndërprerje nga UKQ dhe Bashkia Shkodër duke qenë 24 orë në shërbim të qytetarëve!
VIDEO / Ujesjellesi ne terren, lahen dhe dezifektohen pedonalet e qytetit
Related Posts
Razma, e gjitha e prenotuar për fundvit
Razma vazhdon të jetë një nga destinacionet më të preferuara për turizmin malor në Shqipëri. Atraksionet natyrore, ajri i pastër dhe mikpritja tradicionale, e bëjnë Razmën një destinacion ideal për…
Puna e SPAK në 2024, gazetari: Po u zbardh çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn, bie piramida e krimit
Rezultatet e punës së SPAK për vitin 2024 u diskutuan në ‘Studio Live’ me gazetarin Ferdinand Dervishi dhe avokatin Edmond Petraj. Gazetari Ferdinad Dervishi është shprehur se ky vit ka…