Investimet e viteve të fundit, si dhe rikthimin e lundrimit në Liqenin e Shkodrës qytetarët Shkodranë e shohin si një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit
Më herët zonës turistike Shirokë-Zogaj iu shtuan edhe 2 molo, të cilat kanë tërhequr vemendjen e dhjetëra vizitorëve të cilët i frekuentojnë ato.
Në një kohë të shkurtër do të përfundojë edhe molo e tretë pranë Urës së Bunës, të cilat së bashku krijojnë një rrjet molesh për ankorimin e varkave turistike dhe rikthimin e lundrimit elitar në këtë pasuri ujore të Shkodrës në shërbim të turizmit. Rikthimi i lundrimit pritet që gjatë sezonit veror të rikthejë vemendjen e turistëve drejt zonës Shirokë-Zogaj.