Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Shirokë, pasi u kap me një sasi të dyshuar lënde dhe fara narkotike. Gjatë kontrollit në banesë dhe në automjetin e tij ju gjetën 115 fara të lëndëve narkotike cannabis sativa të cilat dyshohet se ishin për qëllim shitje. Lënda narkotike dhe farat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.