Mjafton një vëshgim në rrugët e qytetit të Shkodrës për të kuptuar se çdo ditë fëmijë, por edhe gra të komunitetit rom dalin rrugëve të qytetit të Shkodrës duke kërkuar lëmoshë. Pjestarë të këtij komuniteti, janë të pranishëm kudo po kryesisht në në pikën kufitare të Muriqanit.
Ato thonë se janë kushtet e vështira të jetesës që i shtyjnë të dalin për të kërkuar para.
Ndërsa në lidhje me këtë situatë Bashkia Shkodër ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtues të lartë të policisë dhe autoriteteve lokale, për të parandaluar këtë situatë dhe për të mbrojtur të miturit nga shfrytëzimi dhe rreziqet e tjera.
Gjithashtu, Bashkia Shkodër u bën thirje të gjithë qytetarëve, të tregohen të kujdesshëm në dhurimin e parave fëmijëve në rrugë, në mënyrë që të luftojmë këtë fenomen.
Kjo problematike po krijon edhe një pamje të shëmtuar për të huajt që hyjnë çdo ditë në vendin tonë, teksa hyjnë në tokën shqiptare përballen me gra dhe fëmijë të komunitetit rom që kërkojnë lëmoshë me këmbëngulje.