Vitet e kaluara, banorët e Gurit të Zi janë përballur me probleme të shumta si shkak i erozionit dhe prurjeve të shumta të lumit Drin gjatë stinës së reshjeve.
Me ndërtimin e kësaj argjinature mendohet të marrë zgjidhje edhe një nga problemet kryesore të kësaj zone gjatë dimrit. Falë investimit prej 940 milionë lekëve me TVSH , nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Shkodër, argjinatura me gjatësi 700 metra është ndërtuar plotësisht brenda 6 muajve.
Banorët kanë kërkuar vazhdimisht që të merrëshin masa pasi vit pas viti toka po gërryhej nga erozioni duke vënë në rrezik edhe banesat. Sipas administratorit të njësisë Gur i Zi, ndër vite , në gati 8 hektar ka arritur numri tokave bujqësore në fshatin Juban në afërsi te Malit të Vukatanës, të cilat janë dëmtuar nga erozioni i shkaktuar nga vershimi i lumit Drin. Por me këtë investim të rëndësishëm , cilësor dhe me standarte problemet ndër vite të banorëvë duket se kanë marrë zgjidhje.