Shfrytëzimi i të miturve po transformohet në një situatë alarmante në qytetin tonë.

Bashkia Shkodër dhe partnerët e saj janë të përkushtuar për të adresuar sfidat e fëmijëve në situata të rrugës dhe në komunitetet rom dhe egjiptian. Megjithatë, duhet të përballemi me një situatë alarmante të përditshmërisë sonë, fenomeni i “lypjes”. Një nga problemet me të cilat ballafaqohemi është mungesa e ndërgjegjesimit nga qytetarët, e cila po kontribuon në rritjen e këtij fenomeni dhe në shfaqjen e problemeve të shumta që vijnë si rezultat i kësaj.

Në takimin që zhvilluam me drejtues të lartë të policisë dhe autoriteteve lokale, bashkë me stafet tona drejtuese të Bashkisë Shkodër, shprehëm shqetësimin për rritjen e shfrytëzimit të fëmijëve dhe kërkesën për bashkëpunim që të gjejmë një zgjidhje efektive për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur nga ky fenomen.

Është e rëndësishme që të ndërmerren masa të menjëhershme për të parandaluar këtë situatë dhe për të mbrojtur të miturit nga shfrytëzimi dhe rreziqet e tjera.
Ju drejtohem qytetarëve me kërkesën për bashkëpunimin, të tregohen të kujdesseshëm ne dhurimin e parave e fëmijëve në rrugë, në mënyrë që të luftojmë këtë fenomen.