Zbulimi i një organizate kriminale prej 40 personash të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine nga “La Libre” dhe përdorimi i “SKY ECC” edhe nga zyrtarët shqiptarë, kanë qenë në fokus të emisionit “Jetë Shqiptare”.
Gazetari Fatos Mahmutaj ka bërë me dije se janë 6-7 mijë shqiptarë që akuzohen nga autoritetet belge për përdorimin e “SKY ECC”.
“Autoritet belge kanë disa dosje, e fundit është shqiponja e zezë. Shtetas shqiptarë që po hetohen, se dosjet janë në pritje, janë rreth 6-7 mijë shqiptarë që akuzohen nga autoritet belge. Problemi më i madh i Belgjikës nuk është i këtyre njerëzve që janë këtu, por bashkëpunimi me Shqipërinë.,
Autoritetet belge janë shprehur disa herë që në Shqipëri kanë gjetur një lloj klime të pafavorshme, pasi ka të implikuar njerëz nga kupola e policisë, nga sistemi i drejtësisë. Ka shumë të implikuar që kanë përdorur Sky, se e kanë përdorur për krime, për qejf apo për të bërë komunikime këto nuk janë sqaruar. Por autoritetet belge janë shprehur shumë skeptike për autoritetet shqiptare”, tha Mahmutaj.
Mahmutaj theksoi se autoritetet belge kanë problem bashkëpunimin me Shqipërinë ndërsa shtoi se shkak sipas tij, është implikimi i njerëzve nga drejtësia dhe institucioneve.
“Shtetas shqiptarë që po hetohen, se dosjet janë në pritje, janë rreth 6-7 mijë shqiptarë që akuzohen nga autoritet belge. Problemi më madh i Belgjikës nuk është i këtyre njerëzve që janë këtu, por bashlkëpunimi me Shqipërinë.
Autoritetet belge janë shprehur disa herë që në Shqipëri kanë gjetur një lloj klime të pafavorshme, pasi ka të implikuar njerëz nga kupola e policisë, nga sistemi I drejtësisë. Ka shumë të implikuar që kanë përdorur Sky, se e kanë përdoru për krime, për qejf apo për të bërë komunikime këto nuk janë sqaruar. Por autoritetet belge janë shprehur shumë skeptike për autoritetet shqiptare. Mediat belge kanë kohë që e kanë publikuar këtë, jo emra”, tha ai.