Detaje të reja mësohen nga konflikti në Bërdicë të Shkodrës ku mbeti i plagosur mbrëmjen e së mërkurës Amarildo Gjergji 17 vjeç. Ai ka marrë vetëm një plumb në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Burime nga grupi hetimor thanë për Report TV se e gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e prindërve të 17 vjeçarit i cili u plagos nga Gent Dushku.
Konflikti ka filluar mes familjes Luka dhe Gjergji që janë komshinj me njëri tjetrin për motive të dobëta. Autori i dyshuar Gent Dushku i cili banon në lagjen “Xhabiej” në Shkodër është dhëndri i familjes Luka dhe ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Bërdicë për tu sqaruar por aty ka nisur debati me babanë e të plagosurit. Ky i fundit ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe në ato momente dyshohet se Dushku e ka qëlluar me pistoletë 17-vjeçarin duke e lënë të plagosur në sytë e babait dhe nënës së tij.