Një 17 vjeçar është plagosur me armë zjarri këtë pasdite në Bërdicë të Shkodës.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të identifikuar si Gent Dushku, ndërsa janë ende të paqarta motivet e plagosjes.
“Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.