Kur jemi në prag të sezonit turistik dhe fluksi i pushuesve në bregdetin shqiptar pritet të jetë i lartë, Federata e Vrojtuesve të Plazheve ka nisur prej disa ditësh kursin për licensimin e vrojtuesve të rinj në Shkodër.

Instruktori Dragusha thotë se plazhi i Velipojës ka pasur mangësi sa i takon vrojtuesve, por këtë sezon vërehet një interes më i lartë.

Përpos këtij dokumenti, që lëshohet vetëm një herë dhe që i bën automatikisht specialistë të vrojtimit të plazhit dhe shpëtimit të jetës, në çdo 2 vite ata duhet të rinovojnë kartën, që do të thotë se testohen sërish si për njohuritë teorike, ashtu edhe për përgatitjen fizike.