Rreth 800 raste gripi apo viroza stinore janë regjistruar javën e shkuar në Shkodër. Shefja e sherbimit epidemiologjik, Dhurata Hysa, tregon se gjatë 2 ditëve të para të kësaj jave ka një renie të lehtë të kurbës.

Më të prekur nga viroza stinore kanë qënë moshat pediatrike.

Gjatë këtyre muajve,- thotë Hysa, ka qarkulluar Tipi- A i cili nuk ka qënë i lehtë për t’u përballuar. Apeli u drejtohet prindërve që këtë periudhë të kenë kujdes me mënyrën e ushqimit, konsumimin e sa më shumë lëngjeve si dhe veshjen tek të vegjëlit.