Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër të qytetit.
Automjeti është në pronësi të Muamet Çotës, por përdoret nga drejtoresha e Tatim-Taksave në bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona në polici lidhur me ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISË:
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.