Bashkimi Europian miratoi këtë javë Deklaratën Evropiane për Çiklizmin që e njeh këtë metodë si një mënyrë transporti të qëndrueshme dhe të përballueshme.

Sipas delegacionit të BE-së në Tiranë kjo deklaratë përfshin angazhime të qarta për të nxitur çiklizmin në BE.

“BE-ja është gati të ecë drejt së ardhmes. Deklarata Evropiane për Çiklizmin përfshin rrjete të sigurta dhe koherente çiklizmi në qytete; lidhje më të mira me transportin publik; sigurim i hapësirave të parkimit dhe akses në pikat e rimbushjes së biçikletave elektronike”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Po ashtu, Delegacioni i BE-së në Tiranë apelon për përdorimin e biçikletës si mënyrë për të kontribuar për një ajër më të pastër.