Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mississuaga të Kanadasë mbrëmjen e së enjtes nga ku mësohet se dy të rinj shqiptar kanë humbur jetën. Komuniteti shqiptar në Mississuaga publikoi foton e dy të rinjve, ku zbuloi identitetin e tyre dhe vendin ku jetonin në Shqipëri. Ata janë Klisi dhe Simon Dreshaj dhe janë nga Rapsha e Hotit. Aksidenti me përfshirjen e 3 automjeteve ndodhi rreth orës 21:50.

Hetuesit besojnë se një automjet që shkonte në jug në Dixie Road bëri një kthesë majtas në Eglinton Avenue dhe u përplas me një Sedan të bardhë që shkonte në veri në Dixie, Cst. Bëhet me dije se dy shqiptarët që udhëtonin me Sedanin e bardhë ndërruan jetë. Njëri ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri përfundoi në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.