Garancia Rinore është programi më i ri që do të zbatohet me mbështetjen BE në tri bashki të vendit Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.

Drejtorja e Zyrës së Punës në Shkodër Rozafa Zmijani tregon se ky projekt synon aftësimin dhe punësimin e të rinjve që nuk janë të punësuar dhe nuk marrin një edukim apo trajnim.Për këtë qëllim Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka dizenjuar edhe një portal të dedikuar për Garancinë Rinore, i cili do të funksionojë si portë hyrëse dhe informative për të gjithë të rinjtë. Zbatimi i Skemës së Garancisë Rinore parashikon që të rinjtë e papunë të regjistruar në zyrat e punësimit brenda një periudhe 4-mujore duhet të marrin një ofertë punësimi, trajnimi apo mësimi profesioni.