Shkodra do të jetë qyteti evropian i sportit për vitin 2025. Lajmin e ka dhënë këtë të diel Kryetari i Bashkisë Benet Beci.

Beci foli para qytetarëve shkodranë, i pranishëm në mbylljen eventit “Fists of fire”, që e ka shndërruar pallatin në një ring boksi, për një natë të madhe sportive.

“Dua te ndaj me ju sonte nje lajm shume te mire: Ne vitin 2025 Shkodra do te jete Qyteti Europian i Sportit. Ky eshte nje premtim i mbajtur dhe ne do te punojme per ta kthyer serish Shkodren ne nje qender te madhe kampionësh”- eshte shprehur ai.

Dy ish kampionë bote në boks kanë qenë të ftuar, ndërkohë që në ringun e ngritur në pallatin e sportit të Shkodrës kanë garuar sportistët shkodranë të cilët arritur edhe rezultatet e tyre pozitive përballë pretendentëve për tituj kampion.

“Me pëlqen Shkodra. Më pëlqen atmosfera. Dua të vij prap këtu. Ishte një ndeshje e vështirë, por duhet të punojnë më shumë”, tha ish kampioni botës në Boks, Roy Jones.

Tete ndeshjet e kësaj mbrëmje kane dhuruar shume emocione. Boksierët shkodranë kanë fituar ndaj rivalëve të huaj, ndërsa Nelson Hysa ka mbrojtur titullin “WBF Intercontinental” duke triumfuar ndaj Lukas Ndafoluma.