Punimet për kampin e refugjatëve në Gjadër kanë nisur të marrin jetë. Prej disa ditësh makineritë janë stacionuar brenda zonës ushtarake në hyrje të fshatit.
Banorët ende nuk e dinë se çfarë do të ndodhë, edhe pse janë interesuar, serish nuk marrin asnjë përgjigje nga drejtuesit e punimeve. Ndërkohë sipas burimeve të ushtrisë, nuk janë të qarta direktivat në lidhje me godinat ekzistuese nëse mund të ndryhet në to, apo do të lihen të pa prekura.
Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigranteve në Shqipëri, të cilat kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë rreth 36 mijë persona në vit.
Pas zbarkimit që do të bëhet në Shëngjin, do të vijohet në strukturat e tjera që po ndërtohen në Gjadër. I gjithë perimetri i ushtrisë do të rrethohet nga një mur i lartë afro 7 metra qe do të shërbejë për të rritur sigurinë pasi fare pranë kampit ndodhen edhe banesat e fshatit Gjadër dhe Kakarriq.